Homepage
Profili i kompanisë 
Misioni 
Menaxhmenti 
Faktet edhe Figura 
Historia 
Contact 
Produktet 
Shërbimet 
Lokacioni 
Sharrcem
  Lajme
Për Ne
Biznesi
Lajme
Shpallje për media 
Ditari i ngjarjeve
Publikimet 
 
Ditari i ngjarjeve
 

Fjalimi i Z.Mitsou pas vizitës së tij në Sharrcem

Shkurt 01, 2010 - Fjalimi i Z. Mitsou

    

"Para se të vij në Hani i Elezit unë jam informuar mbi bazën e shifrave dhe raporteve rreth suksesit të Sharrcem-it.

Vetëm pasi arrita në objektin e Sharrcem-it dhe takova njerëzit më bëri të kuptoj madhësinë e arritjeve dhe sa shumë sukses është arritur. 

Jam impresionuar pozitivisht nga organizimi dhe procedurat e aplikuara dhe më e rëndësishmja është angazhimi në shkallë të lartë të profesionalizmit të punëtorëve.

Me hyrjen time në këtë organizatë ndihem i motivuar për të vazhduar të njejtën rrugë të suksesit dhe të përkushtohem në mirëqenien e njerëzve tanë dhe komunitetit lokal. 

Me këtë rast do të doja që personalisht të falenderoj personelin Sharrcem-it për një mikëpritje të ngrohtë dhe i ftoj ata në një bashkëpunim të ngushtë në mënyrë që të arrijmë përmirësime të mëtutjeshme." 

 

Emmanuel Mitsou

Managing Director

 

  Më shumë

 

Ndërrimi i Menaxhmentit -  Rruga e njejtë drejt suksesit

Shkurt 01, 2010 - Ndërrimi i Menaxhmentit  

    

Vazhdimësia e organizimit të Sharr Beteiligungs GmbH nga TITAN Cement Co, në Shkurt të vitit 2010, Drejtori i ri Menaxhues Z. Emmanuel Mitsou dhe Menaxheri i Prodhimit Z. George Lytas morrën përsipër përgjegjësitë nga Z. Patrick Stapfer dhe Z. David Broën.

Procesi i dorëzimit të menaxhmentit ka shkuar në mënyrë të qetë dhe me një bashkëpunim të nivelit të lartë për të gjitha qështjet operative.

Gjatë kësaj periudhe ekipi i ri menaxhues ka qenë dëshmitarë i gjitha standarteve të larta operative që Sharrcem dhe punëtorët tashmë i kanë implementuar jo vetëm në prodhim dhe administratë por edhe në aspektin e përgjegjësive sociale.

Qka ka mbetur jasht procesit të dorëzimit është miratimi unanim për të vazhduar drejt së ardhmes me principin e mbajtjes së qëndrueshmërisë së performancës tanimë të shquar.

  Më shumë

 

Sharrcem-it i është dhuruar shpërblimi FIDES për kontributin e dhënë për komunitetin lokal

Dhjetor 01, 2009 - Ceremonia e ndarjes së Çmimit FIDES

  

Çmimi FIDES për kontribut komunitetit lokal ku vepron kompania i dhurohet kompanisë e cila shquhet për ndihmën që ka dhënë në zgjidhjen e problemeve ose adresimin e nevojave të komunitetit, qytetit, ose regjionit në të cilin operon. Përveç tjerash, kompania është në dijeni për rëndësinë e iniciativave të vogla dhe zhvillimit të grupeve të margjinalizuara lokale, me ç'rast kompania provon të ndihmojë dhe riaktivizoj grupet e tilla. Ky çmim ndahet për të kurajuar dhe drejtuar të tjerët të bëjnë investime dhe t'i kthejnë investimet pikërisht në lokacionin në të cilin janë të vendosur dhe në të cilin ata kryesisht operojnë.

  Më shumë

 

Sharrcem organizoi aktivitet për dhurimin e gjakut

Tetor 15, 2009 - Në kuadër të kompanisë amë Holcim akcioni i dhënjes vullnetare të gjakut është një traditë e bukur i cila kultivohet rregullisht.



Departmenti i mbrojtjes dhe sigurisë në punë i Sharrcem në punë në bashkëpunim me Entin Kombëtarë të Transfuzionit nga QKUK Prishtinë, iu bashkuan kësaj tradite të Holcim dhe më 15.10.2009, në lokalet e fabrikës organizuan dhënjen vullnetare të gjakut. Stafi i Entit përshëndetën iniciativën e Sharrcem duke theksuar se ky asht rast i rrallë që një kompani na fton në një akcion kësisoji. Thirrjes iu përgjegjën gjithsejt 54 punëtorë të fabrikës për të cilet menagjmenti organizoi një drekë në restorantin Bleta në Han të Elezit.

  Më shumë

 

SHARRCEM organizoi iftar

Shtator 05, 2009 - Kompania Sharrcem organizoi iftar për komunitetin fetar, Institucionet e Hanit të Elezit dhe blerësit e rajonit të Dukagjinit.



Kompania SHARRCEM , vazhdon të respekton festat e të gjitha komuniteteve fetare në Kosovë. Në këtë drejtim , gjatë muajit të shenjtë të Ramazanit , SHARRCEM organizoi një iftar për përfaqësaues të komunitetit islam dhe përfaqësues të institucioneve të Hanit të Elezit duke uruar që këtë festë qytetarët e Hanit të Elezit dhe familjet e tyre ta kalojnë në atmosferë sa më të lumtur dhe të dinjitetshme.

  Më shumë

 

"Rregulli i mospierjes së duhanit" aplikohet në Sharrcem

Gusht 20, 2009 - Sharrcem është angazhuar në krijimin e një mjedisi pa tym nëpër lokalet e saj me qëllim për të ruajtur shëndetin e punonjësve të saj, si dhe të vizitorëve tjerë nëpër repartet e fabrikës.



Sharrcem është angazhuar në krijimin e një mjedisi pa tym nëpër lokalet e saj me qëllim për të ruajtur shëndetin e punonjësve të saj, si dhe të vizitorëve tjerë nëpër repartet e fabrikës.Me aplikimin e kësaj politike,jemi zotuar që të jemi plotësisht në pajtim me FPEs Holcim 2009 dhe Akti mbi Shëndetin 2006 (dhe rregulloret e hartuara sipas Aktit).


Në mënyrë që të arrihet kjo, do të ndalohet pirja e duhanit në vendet e punës dhe vendet e mbyllura (vendet të cilat janë të mbyllura ose kryesisht të mbyllura siç është përcaktuar nga legjislacioni). Ky ndalim do të përfshijë gjithashtu automjetet në pronësi ose të dhëna me qira nga fabrika ose automjetet në pronësi private përderisa janë të parkuara në oborret e fabrikës. Më shumë

Fabrika e çimentos Sharrcem në Han të Elezit do të hapë dyert e saja për banorët e Kosovës

Maj 30, 2009 - Sharrcem mirëpret të gjithë banorët e Kosovës dhe njerëzit e tjerë të interesuar për të kaluar një pasdite të këndshme në Ditën e Hapur, e cila do të mbahet ditën e Shtune më 30 Maj 2009, në repartet e kompanisë së çimentos në Hani Elezit.



Kompania Sharrcem është e njohur si një kompani serioze, profesionale dhe shumë e suksesshme, duke arritur përmirësime të jashtëzakonshme gjatë 9 viteve të funksionimit të saj. Më shumë

      Informacione

Associated to Titan Cement Group 

Sharrcem
Sharr Beteiligungs GmbH

Lagja e punëtorëve  p.n. 71510, Hani Elezit
Kosovo


Phone +381 290 385 500
Fax      +381 290 385 510

contact@sharrcem.com

 

Informacione të lidhura