Maj 30, 2009 -
Sharrcem mirëpret të gjithë banorët e Kosovës dhe njerëzit e
tjerë të interesuar për të kaluar një pasdite të këndshme në
Ditën e Hapur, e cila do të mbahet ditën e Shtune më 30 Maj 2009,
në repartet e kompanisë së çimentos në Hani Elezit.
"Të dashur punëtorë, blerës,
furnitorë dhe miq të Sharrcem-it mirësevini në Ditën e Hapur të
organizuar për herë të parë nga Sharrcem.
Kanë kaluar pothuajse 9 vite kur Holcim
nënshkroi një kontratë me AKM-në për menaxhimin e Sharrit. Gjatë
këtyre 9 viteve ne kemi rritur vazhdimisht performancën tonë dhe kemi
arritë të bëhemi një nga kompanitë më të respektuara në Kosovë.
Sot, për më shume se 500 punëtore dhe familje të tyre jemi një
punonjës i besueshëm edhe për shumë njerëz të tjerë jemi një
partner afarist i besueshëm dhe shumë i suksesshëm.
Ideja për të organizuar një ditë të
hapur kishte lindur në dhjetorin e vitit të kaluar, gjatë ahengut
tradicional të menaxhmentit të organizuar për nderë të fundvitit ku
unë personalisht mirëprita zgjerimin e menaxhmentit. Megjithatë
Sharrcem nuk përbëhet vetëm nga Menaxhmenti por këtu janë më
shumë se 500 punonjës të cilët çdo ditë po përpiqen për
përsosmëri për ta bërë Sharrcem-in po kaq të
suksesshëm.Kështuqë lindi idea për të organizuar një ndejë për
të gjithë ata që janë të involvuar me Sharrcem-in.
Kam kënaqësinë të ju mirëpres sot dhe
ju falemnderoj shum për ardhjen tuaj. Në emër të Sharrcem-it ju
dëshiroj një ditë të mrekullueshme".
Patrick Stapfer
Kompania Sharrcem është e njohur për seriozitetin profesional dhe
suksesin e jashtëzakonshëm që ka arritur për 9 vjetët e operimit
të saj. Përmirësimet teknike dhe ambientale kanë arritur në një
nivel shumë të lartë me investime të shumta nga ana e kompanisë si
dhe me përkushtimin e punëtorëve. Arritje të mëdha janë shënuar
edhe në sigurinë në punë ku aksidentet në punë qëndrueshmërisht
kanë rënë në 0. Sharrcem gjithashtu është e njohur për financimin
e projekteve të ndryshme komunitare si dhe përkrahje individuale.
Për të gjitha këto arritje janë të informuar të gjithë
qytetarët në mënyrë indirekte, përmes mediave, takimeve të
ndryshme, Buletinit tone mujorë, përmes vetë punëtorëve.Por ndryshe
nga këto burime informative, Sharrcem kësaj here vendosi t'i njoftoj
qytarët direkt rreth përmirësimeve në fabrikë duke iu mundësuar
atyre të i shohin gjërat për se afërmi, duke iu dhënë mundësinë
të i vizitojnë edhe objektet tjera operative në fabrikë. Me këtë
rast Kompania organizoi nje ditë të hapur me shumë aktivitete ku
secili do të ishte i mirëpritur.
Dita e hapur u organizua me 30 maj duke filluar ne ora 12.00.
Menagjmenti së bashku me të gjithë punëtorët ishin të angazhuar
në pritjen e musafireve dhe angazhimeve tjera organizative.
Pjesmarrës ishin të gjithë punëtorët dhe familjarë të tyre,
përfaqësues të autoriteteve lokale, përfaqësues të policisë dhe
Kforit, përfaqësues të institucioneve të ndryshme si dhe qytetarë
të shumtë që arrin një numër rreth 4000 persona. Për të gjithë
të pranishmit Sharrcem kishte dyer të hapura ku i mirëpriti me shumë
aktivitete kulturore me ushqim dhe pije, si dhe me nga një dhuratë
simbolike bluzë me kapelë me logo të Sharrcem-it.
ZKE i Kompanisë hapi evenimentin duke i përshëndetur dhe
falenderuar të gjithë për pjesëmarrje dhe për ndihmën e dhënë,
veqanërisht punëtorët që pa përkushtimin e tyre nuk do të ishim
sot këtu ku jemi. Gjithashtu Z. Patrick përmendi të arriturat në të
gjitha sektoret e kompanisë, kontributin e dhënë për komunitëtin
dhe donacione në projekte të shumta si dhe u zotua për vazhdimësi
të këtyre përkrahjeve. Më pas ia dha fjalën Z. Zharku - Ministër i
Tregëtisë dhe Indistrisë që zyrtarisht ta hapë evenimentin.
Gjithashtu Z. Zharku falenderoi Sharrcem-in për këtë organizim dhe e
cilësoi Holcim-in si një investor shumë serioz dhe të suksesshëm
që mund të jetë një shëmbull i mirë për investorë të tjerë.
Evenimenti vazhdoi sipas skemës së planifikuar.
Poashtu edhe fëmijët patën rastin të shohin nga brenda ambientin ku
prindërit dhe të afërmit e tyre punojnë për të ju siguruar një
të ardhme më të mirë. Patën mundësinë të luajnë në një kopsht
të improvizuar me shumë lodra.
Një eveniment i tillë u organizua për nderë të punës së
palodhshme të punëtorëve dhe për komunitetin në përgjithësi dhe
që të gjithë u ndanë të kënaqur nga kjo ngjarje.
|