Sharrcem.com

Faktet edhe Figura

Sharr Beteiligungs GmbH operon me fabrikën e vetme të çimentos në Kosovë sipas marrëveshjes 10 vjeqare mbi qiranë, deri më 2010. Kompania Sharrcem është e njohur si një kompani serioze, profesionale dhe shumë e suksesshme, duke arritur përmirësime të jashtëzakonshme gjatë 9 viteve të funksionimit të saj. Përmirësime teknike dhe të mjedisit kanë arritur një nivel shumë të lartë për shkak të investimeve të bëra nga kompania dhe përkushtimin e punëtorëve.  Arritjet e mëdha janë shënuar edhe në siguri në punë, ku numri i aksidenteve është ulur në pothuajse zero. Sharrcem është e njohur edhe për financimin e projekteve të shumta të komunitetit, në nevojat individuale dhe klube sportive lokale.

Vit pas viti, rezultatet operative janë përmirësuar vazhdimisht. Qarkullim total i regjistruar në vitin 2008 ishte rreth 40 milionë euro në krahasim me 20 milion në vitin 2002. Gjithashtu për vitin 2009, ne si Sharrcem jemi të sigurt që do të vazhdojmë me këtë trend pozitiv.

Sharr Beteiligungs GmbH ka investuar më shumë se 24 milion euro gjatë kësaj periudhe 9 vjeqare për të përmirësuar dhe modernizuar procesin e prodhimit, për ta vënë kujdesin ndaj mjedisit në një nivel tjetër dhe për ta bërë mjedisin e punës të sigurta dhe të shëndetshëm.

Sharrcem do të vazhdojë të përqëndrohet në kënaqësinë e klientëve, në investime të mëtejshme në resurset njerëzore, projekte sociale dhe për të ruajtur marrëdhënie të mira me punonjësit dhe komunitetin.Niveli i kënaqësisë së klientëve vazhdon të jetë qëllimi kryesor kompanisë.

Sharr Beteiligungs GmbH është anëtare e Kompanive të Titan Group

 
You are here: Home Për Ne Faktet edhe Figura