Dhjetor 01, 2009 - Ceremonia e ndarjes së Çmimit FIDES
Çmimi FIDES për kontribut komunitetit lokal ku vepron kompania i dhurohet kompanisë e cila shquhet për ndihmën që ka dhënë në zgjidhjen e problemeve ose adresimin e nevojave të komunitetit, qytetit, ose regjionit në të cilin operon. Përveç tjerash, kompania është në dijeni për rëndësinë e iniciativave të vogla dhe zhvillimit të grupeve të margjinalizuara lokale, me ç'rast kompania provon të ndihmojë dhe riaktivizoj grupet e tilla. Ky çmim ndahet për të kurajuar dhe drejtuar të tjerët të bëjnë investime dhe t'i kthejnë investimet pikërisht në lokacionin në të cilin janë të vendosur dhe në të cilin ata kryesisht operojnë.


